Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka vazhduar publikimin e rezultateve të punës gjatë vitit të parë të mandatit të dytë, duke veçuar këtë herë rritjen e pagave për zjarrfikësit dhe punonjësit e administratës komunale.
Përmes një njoftimi, Kasami bëri të ditur se pagat e zjarrfikësve janë rritur për 30 për qind, në shenjë vlerësimi për kontributin dhe sakrificën e tyre në shërbim të qytetarëve.
Ndërkaq, sipas tij, pagat e të punësuarve në Komunën e Tetovës janë rritur për 7 për qind, për tri vite radhazi, me qëllim të përmirësimit të kushteve të punës dhe mirëqenies së punonjësve komunalë.
Ky njoftim është pjesë e serisë së publikimeve të Kasamit, përmes së cilave po prezantohen projektet, investimet dhe masat e realizuara gjatë vitit të parë të mandatit të dytë në krye të Komunës së Tetovës.















Comments are closed