Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Politikë
  • Rexhepi: Jam kërcënuar, pasi denoncuam keqpërdorimin në fizebilitetin e parcelës ndërtimore të zjarrfikësve
Ballina

Rexhepi: Jam kërcënuar, pasi denoncuam keqpërdorimin në fizebilitetin e parcelës ndërtimore të zjarrfikësve

Kryetari i BDI-së në degën e Tetovës, Bajram Rexhepi, ka deklaruar se ka marrë kërcënime nga një person, pasi kishte denoncuar atë që e cilëson si plan për keqpërdorimin e pronës komunale në parcelën ndërtimore të zjarrfikësve.

Rexhepi ka bërë të ditur se kërcënimet i ka pranuar mbrëmjen e kaluar nga Ibrahim Ferati, për të cilin pretendon se është i lidhur me pronarët dhe autorët e projektit, si dhe me kompaninë që po ndërton objektin e komunës.

Ai ka thënë se rastin tashmë e ka paraqitur në polici, duke paralajmëruar se nuk do të tërhiqet nga denoncimi ndërkohë që u ka bërë thirrje organeve kompetente që të ndërmarrin veprimet e nevojshme në përputhje me ligjin, ndërsa i është drejtuar edhe kryetarit të Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, duke i kërkuar që të ndalë personat që, sipas tij, po përdorin kërcënime.

Advertisement Advertisement

Comments are closed

Related Posts