Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Lajmi i Fundit
  • Vrasja e Arlinda Zekajt, jep dorëheqje drejtori i Policisë Gazmend Hoxha
Kosovë

Vrasja e Arlinda Zekajt, jep dorëheqje drejtori i Policisë Gazmend Hoxha

Pas vrasjes së Arlinda Zekajt, Drejtori i Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha ka dhënë dorëheqje, shkruan Periskopi.

Kjo u bë e ditur përmes një njoftimi nga Qeveria e Kosovës.

“Në përputhje me legjislacionin në fuqi, kryeministri Kurti, pas propozimit nga ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, caktoi ushtrues detyre të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, z. Fehmi Hoti”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Kryeministri Kurti pranoi nga z. Hoxha kërkesën për dorëheqje dhe e liroi nga detyra e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës

Prishtinë, 30 tetor 2026

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot pranoi nga z. Gazmend Hoxha kërkesën për dorëheqje dhe e liroi atë nga detyra e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës.

Në përputhje me legjislacionin në fuqi, kryeministri Kurti, pas propozimit nga ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, caktoi ushtrues detyre të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, z. Fehmi Hoti.

Qeveria e Republikës së Kosovës e çmon kontributin dhe angazhimin e z. Hoxha përgjatë mandatit të tij.

Advertisement Advertisement

Comments are closed

Related Posts