“Pajisje të reja mjekësore në Spitalin Klinik të Tetovës!
Pas shumë vitesh, falë angazhimit të drejtorisë së spitalit, sot kemi pranuar pajisje dhe instrumente të reja për realizimin e ndërhyrjeve kirurgjikale.
Pajisjet përfshijnë komplete për operacione të hapura në Kirurgjinë A dhe B, Urologji dhe Gjinekologji, si dhe instrumente për ndërhyrje laparoskopike në kirurgjinë e përgjithshme, digjestive dhe urologji.
Të gjitha pajisjet janë prodhuar nga RUDOLF Medical, Gjermani, kompani e mirënjohur për pajisjet dhe instrumentet mjekësore.
Investojmë në pajisje moderne, për kushte më të mira pune dhe shërbime më cilësore për pacientët tanë!”, ka njoftuar drejtori i Spitalit Klinik të Tetovës, Erzen Elezi.















Comments are closed