Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Lajmi i Fundit
  • Shkaku i vrasjes së Arlinda Zekajt, suspendohet kryeprokurorja e Pejës, Lumturije Vuçetaj
Kosovë

Shkaku i vrasjes së Arlinda Zekajt, suspendohet kryeprokurorja e Pejës, Lumturije Vuçetaj

Prishtinë- Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) në takimin e jashtëzakonshëm të enjten, ka suspenduar Kryeprokuroren e Prokurorisë Themelore në Pejë, Lumturije Vuçetajn.

Burime të “Betimi për Drejtësi”, bëjnë të ditur se vendimi erdhi pas rekomandimit të Kryeprokurorit të Shtetit, Zejnullah Gashi.

Vuçetaj u suspendua me 7 vota për.

Po ashtu, KPK-ja themeloi panel hetimor, pasi ndaj saj do të iniciohet procedurë disiplinore.

Ky vendim vjen pas vrasjes së Arlinda Zekajt më 25 tetor 2026, pas kërkesave të njëpasnjëshme të saj për mbrojtje nga shteti, në luftën e saj për kujdestarinë e djalit.

Advertisement Advertisement

Comments are closed

Related Posts