Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Lajmi i Fundit
  • “Jeni tu m’pengu, jam i nxanë me punë”, Togeri Faruk Muqolli nuk pranon të prononcohet për audioincizimet me Arlinda Zekajn
Kosovë

“Jeni tu m’pengu, jam i nxanë me punë”, Togeri Faruk Muqolli nuk pranon të prononcohet për audioincizimet me Arlinda Zekajn

Togeri i Policisë në rajonin e Pejës, Faruk Muqolli, nuk ka pranuar të prononcohet për audioincizimet e publikuara nga biseda e tij me tashmë të ndjerën Arlinda Zekaj, në zyrën e tij, ku ajo shprehte shqetësimet për sigurinë e vet dhe të djalit të saj, përcjell RTV Dukagjini.

Në audioincizime, Arlinda dëgjohet duke i shprehur policit shqetësimin për gjendjen e djalit dhe mungesën e veprimeve nga institucionet.

“U shkatërru shëndeti mendor i djalit tem, nuk keni vepru kurgjo”, dëgjohet duke i thënë ajo Muqollit.

Gjatë bisedës, Zekaj shpreh edhe frikën se mund të vritej, duke paralajmëruar se zyrtarët do të mbanin përgjegjësi.

Gazetarja e Dukagjinit, Arta Avidu, ka kontaktuar përmes telefonit Muqollin për të marrë një qëndrim lidhur me përmbajtjen e audioincizimeve.

Megjithatë, ai nuk iu është përgjigjur pyetjeve, duke thënë se ishte i zënë me punë dhe se gazetarja po e pengonte.

Ndër të tjera, Muqolli ka deklaruar se për këtë çështje duhet t’i drejtohen zyrës për informim, pasi, sipas tij, nuk ka të drejtë të prononcohet.

Advertisement Advertisement

Comments are closed

Related Posts