Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Shqipëri
  • Studentët në protestë për të 16-ën ditë në Shqipëri, kërkojnë dorëheqjen e Ramës
Lajmi i Fundit

Studentët në protestë për të 16-ën ditë në Shqipëri, kërkojnë dorëheqjen e Ramës

Studentët në Shqipëri kanë vazhduar edhe të mërkurën protestën për të 16-ën ditë radhazi, duke u mbledhur para Ministrisë së Arsimit në Tiranë, me thirrje kundër qeverisë dhe klasës politike.

“Pa rini nuk ka Shqipëri”, “Rama jep dorëheqjen” dhe “Revolucion” ishin disa nga sloganet e protestuesve.

Në mbështetje të studentëve janë bashkuar edhe disa pedagogë. Profesori Lush Susaj deklaroi se do të vazhdojë të marrë pjesë në protesta, duke akuzuar klasën politike për dëmtimin e vendit dhe cenimin e së ardhmes së të rinjve.

Ai u bëri thirrje studentëve të mos tërhiqen përballë presioneve dhe shantazheve, duke kundërshtuar kthimin në auditorë pa u plotësuar kërkesat e tyre.

Pas tubimit para Ministrisë së Arsimit, studentët marshuan drejt Kryeministrisë dhe më pas drejt Fakultetit Ekonomik dhe Fakultetit të Drejtësisë, ku u bënë thirrje studentëve të tjerë t’i bashkohen protestës dhe të bojkotojnë mësimin.

Marshimi vazhdoi në disa nga rrugët kryesore të Tiranës, përfshirë zonën pranë Drejtorisë së Policisë dhe rrethrrotullimin e Zogut të Zi, përpara se protestuesit të ktheheshin sërish para Ministrisë së Arsimit.

Në protestat e mëparshme, studentët kanë refuzuar ftesën për dialog me kryeministrin Edi Rama.

Advertisement Advertisement

Comments are closed

Related Posts