Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

Kosovë

Arrestohet Gani Geci

Gazeta Nacionale ka mësuar nga burime brenda Policisë se është arrestuar Gani Geci.

Arrestimi vjen pas përplasjes së Gecit me gazetarin Lirim Mehmetaj, i cili ka deklaruar se është kërcënuar nga familja Geci lidhur me një postim kritik ndaj deputetit të Vetëvendosjes, Fatos Geci.

Mehmetaj ka treguar sonte në emisionin “Debat Plus” se anëtarë të familjes Geci i kishin kërkuar ta largonte ose ta ndryshonte postimin e tij, por ai kishte refuzuar.

Sipas gazetarit, pas refuzimit, ndaj tij ishin bërë kërcënime, për çka kishte vendosur ta denonconte rastin në Policinë e Kosovës.

“Në mëngjes kam shku në polici, e kam njoftu rastin”, ka deklaruar Mehmetaj.

Ndërkohë, Gani Geci gjatë ditës kishte njoftuar për një pajtim mes familjeve, me ndërmjetësimin e Anton Qunit dhe Fadil Hadërgjonajt.

Ende nuk janë bërë të ditura zyrtarisht arsyet.

Advertisement Advertisement

Comments are closed

Related Posts