Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Politikë
  • Reagon Lirim Mehmetaj pas arrestimit të Gani Gecit: E vërteta gjithmonë
Kosovë

Reagon Lirim Mehmetaj pas arrestimit të Gani Gecit: E vërteta gjithmonë

Gazetari Lirim Mehmetaj ka reaguar pas arrestimit të Gani Gecit, i cili dyshohet për veprën penale “Kanosje” ndaj tij.

Me një mesazh të shkurtër, Mehmetaj ka shkruar: “E vërteta gjithmonë”.

Arrestimi i Gecit vjen pas deklaratave të Mehmetajt në emisionin “Debat Plus”, ku gazetari pretendoi se ishte kontaktuar nga Geci, i cili i kishte kërkuar ta largonte ose ta ndryshonte një postim lidhur me deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatos Geci.

Mehmetaj kishte deklaruar se, pas refuzimit të kërkesës, përfaqësues të familjes Geci kishin shkuar në zyrën e tij dhe e kishin kërcënuar. Ai bëri të ditur se rastin e kishte raportuar në Policinë e Kosovës.

Sinjali ka mësuar nga burimet se Gani Geci është arrestuar nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Kanosje”.

Advertisement Advertisement

Comments are closed

Related Posts