Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Politikë
  • Iseni: Po zbardhet rasti me dhunën policore, të mos keqpërdoret për të nxitur tensione ndëretnike
Ballina

Iseni: Po zbardhet rasti me dhunën policore, të mos keqpërdoret për të nxitur tensione ndëretnike

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Astrit Iseni sërish ka reaguar lidhur me dhunë. ndaj dy të rinjve në Shkup më 7 tetor, duke theksuar se askush nuk është mbi ligjin dhe se uniforma policore nuk mund të përdoret si arsyetim për tejkalim të kompetencave. Ai ka thënë më tej se nuk duhet lejuar që ky rast të keqpërdoret për tensione ndëretnike.

Postimi i plotë:


Si zëvendësministër i Punëve të Brendshme, dua të theksoj qartë se uniforma policore nuk i jep askujt të drejtën të ushtrojë dhunë, pavarësisht dyshimeve ndaj personave që janë objekt i veprimeve policore.


Çdo veprim policor duhet të jetë në përputhje me ligjin dhe standardet profesionale.


Ministria e Punëve të Brendshme, në koordinim me Prokurorinë Publike, po punon intensivisht për zbardhjen e plotë të rastit të dyshuar të dhunës ndaj dy të rinjve në Shkup, më 7 tetor.

Çdo provë do të shqyrtohet me vëmendjen dhe seriozitetin e duhur.


Të gjithë ata që kanë shkelur ligjin do të mbajnë përgjegjësi.


Gjithashtu, është e rëndësishme të theksohet se rasti nuk ka asnjë lidhje me motive etnike, ndërsa patrulla policore e përfshirë kishte përbërje të përzier etnike.


Nuk duhet të lejojmë që ky rast të keqpërdoret për të nxitur tensione ndëretnike.

Advertisement Advertisement

Comments are closed

Related Posts