Kryeministri Hristijan Mickoski vlerëson se dalja nga bllokada me Bullgarinë duhet të kërkohet përmes dialogut dhe pret që bisedimet të vazhdojnë, me afrimin e qëndrimeve dhe arritjen e një kompromisi.
Duke iu përgjigjur një pyetjeje gazetareske se ku e sheh zgjidhjen pas deklaratave se nuk do të ketë ripërnegotim dhe ndryshime kushtetuese me efekt të vonuar, Mickoski tha se gëzohet që dialogu ka filluar dhe që partnerët ndërkombëtarë janë njohur me të.
“Kjo është bukuria e demokracisë – të bisedosh kur ke qëndrime të ndryshme, ndërsa aftësia në demokraci është kur ato qëndrime të ndryshme i afroni dhe në fund të arrini një kompromis. Unë pretendoj që dialogu të vazhdojë të zhvillohet dhe në një moment të caktuar qëndrimet të afrohen dhe të arrijmë te një zgjidhje”, deklaroi Mickoski nga Kalaja e Shkupit, ku mori pjesë në një inspektim të aktiviteteve përfundimtare për rinovimin dhe vënien në funksion të dy objekteve muzeale.
Në pyetjen nëse njoftohet një takim i ri para samitit të dhjetorit, kryeministri nuk tregoi një afat konkret.
“Procesi të lëvizë në rrugë natyrale. Për gjithçka që publiku duhet të dijë, do ta dijë në kohë”, tha ai.
I pyetur nëse ka marrë këshillë shtesë për vazhdimin e bisedimeve, Mickoski u përgjigj se këshilla ishte që të fillonte dialogu.
“Këshilla ishte që të fillonte dialogu. Dialogu filloi. Partnerët tanë janë njohur me përmbajtjen e dialogut. Pretendoj që dialogu të vazhdojë, kështu që, kur të ketë progres, kuptohet që publiku do të informohet”, deklaroi kryeministri.















Comments are closed