Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Politikë
  • Kasami: VLEN-i është i bashkuar, shpresat e përçarësve do të dështojnë
Ballina

Kasami: VLEN-i është i bashkuar, shpresat e përçarësve do të dështojnë

Bashkëkryetari i partisë, VLEN, Bilall Kasami, gjatë konventës promovuese të kandidatit për Bërvenicën, tha se kjo komunë do të jetë komuna e 11 e VLEN-it.

Ai tha se ata nuk vijnë me premtime boshe por me projekte të realizuara dhe me model të të qeverisjes e cila flet për përkushtim.


“Ne shohim se ata janë dorëzuar se nuk mund të mundin VLEN-in e bashkuar, shpresat e tyre e vetme është përcarja e VLEN-it, sepse përçarësit nuk dinë ndryshe, Por sonte nga Çellopeku kam një lajm të keq për ata dhe lajm të mirë për gjithë shqiptarët: VLEN-i është i bashkuar i konsoliduar dhe unik, të gjithë pas Jakupit në Bërvenicë, të gjithë në krye të përgjegjësisë për përfaqësimin e shqiptarëve”, deklaroi Kasami.


Ai tha se ky tren nuk ndalen dhe shqiptarët nuk kthehen më prapa.


“Ora e zhvillimit erdhi edhe për Bërvenicën”, shtoi më tej Kasami.

Advertisement Advertisement

Comments are closed

Related Posts