Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Politikë
  • Mexhiti: Komuna e Bërvenicës në krye me Jakup Huseinin, është lojtari i 11-të, që do ta kompletojë ekipin e VLEN
Ballina

Mexhiti: Komuna e Bërvenicës në krye me Jakup Huseinin, është lojtari i 11-të, që do ta kompletojë ekipin e VLEN

Bashkëkryetari i VLEN-it, Izeti Mexhiti në fjalimin e tij sonte në Konventën e kandidatit të VLEN-it për kryetar të Komunës së Bërvenicës, Jakup Huseini, deklaroi se mbështetja për kandidatin është e përbashkët dhe se kjo komunë ka nevojë për bashkëpunim dhe rezultate konkrete.


“Jemi këtu të gjithë me një zë, në mbështetje të Jakup Huseinit, sepse Jakupi, Çellopeku dhe Komuna e Bërvenicës nuk kanë nevojë të shndërrohen në trampolinë të opozitës, për llafe e kritika”, tha Mexhiti.
Sipas tij, Bërvenica dhe Jakup Huseini do të kenë nevojë për mbështetjen e institucioneve qendrore dhe të përfaqësuesve të VLEN-it në pushtetin lokal dhe ekzekutiv.


“Komuna dhe Jakupi do të kenë nevojë për zv/kryeministrin e parë, Bekim Sali, për Agon Feratin, për ministra, zv/ministra dhe kryetarë komunash që do të jenë bashkë me Jakupin. Tamam një ekip futbolli prej 11-të vetash”, u shpreh Mexhiti.


Ai theksoi se qëllimi duhet të jetë shërbimi ndaj qytetarëve, duke kërkuar që përfaqësuesit politikë të jenë në shërbim të tyre.
“Na duhet të jemi servil ndaj qytetarëve, servil ndaj shqiptarit”, deklaroi Mexhiti.


Në Konventë u kërkua mbështetje për kandidaturën e Jakup Huseinit, me theksin te bashkëpunimi mes komunës dhe institucioneve qendrore për realizimin e projekteve konkrete në Bërvenicë.

Advertisement Advertisement

Comments are closed

Related Posts