Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Shqipëri
  • PDK-ja ofron 22 vota për Presidentin, në këmbim për ndryshimin e Ligjit për Specialen
Lajmi i Fundit

PDK-ja ofron 22 vota për Presidentin, në këmbim për ndryshimin e Ligjit për Specialen


Qeveria e Kosovës vlerësoi se nuk ka pengesa ligjore për nismën e Partisë Demokratike të Kosovës për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar. Ky qëndrim është përfshirë në vendimin e miratuar në mbledhjen e mbrëmshme të ekzekutivit.


Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu bëri thirrje për miratimin e shpejtë të ndryshimeve ligjore duke thënë se, në këmbim, PDK-ja do t’i vë në dispozicion 22 votat për zgjedhjen e presidentit të Kosovës.

“Në rast se do të miratohet ligji brenda dy leximeve, plotësim-ndryshimi i ligjit për Dhomat e Specializuara në Kuvend, Partia Demokratike e Kosovës do t’i ketë 22 votat në dispozicion për zgjedhjen e presidentit. Ne besojmë që në situata të tilla të nevojës qytetare duhet të gjendet një emër që i kontribuon stabilitetit. Edhe thirrjet e fundit të përfaqësuesve të Komisionit Evropian ishin për stabilitet. Kosova ka nevojë më shumë se kurrë që të ketë stabilitet politik. Por, për të garantuar këtë stabilitet, duhet një reflektim i partisë që ka fituar numrin më të madh të mandateve.” – Blerta Deliu, PDK.

Një ditë para vendimit të Qeverisë, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e pyetur në Prishtinë për nismën për ndryshimin e ligjit, tha se i takon Kosovës të vendosë, por theksoi se “është me rëndësi që të garantohet pavarësia e gjyqësorit”.

Në konferencën e përbashkët me Kurtin më 1 tetor, ajo tha gjithashtu se mandati i institucioneve të pavarura gjyqësore duhet të respektohet plotësisht dhe se aktgjykimi ka të bëjë me përgjegjësinë individuale të të pandehurve.

Ndryshimi i Ligjit për Dhomat e Specializuara është edhe një nga kërkesat e protestuesve që, nën thirrjen “Jo në emrin tim”, protestojnë çdo në Prishtinë kundër dënimit të ish-udhëheqësve të UÇK-së. Ata gjithashtu kërkojnë edhe garantimin e një buxheti mbështetës për mbrojtjen e katër të dënuarve.

Advertisement Advertisement

Comments are closed

Related Posts