Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Shqipëri
  • Kurti takon Abdixhikun dhe Hamzën, në fokus zgjedhja e presidentit
Lajmi i Fundit

Kurti takon Abdixhikun dhe Hamzën, në fokus zgjedhja e presidentit

Ndërkaq kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka takuar ndaras liderët e LDK-së dhe PDK-së. Fillimisht ka zhvilluar takim me kreun e LDK-së Lumir Abdixhiku, i cili nuk u prononcua për mediat nëse arritur ndonjë marrëveshje, ndërsa më vonë me kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza.

Takimet vijnë, një ditë pasi qeveria e Kosovës vlerësoi se nuk ka pengesa ligjore për nismën e Partisë Demokratike të Kosovës për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar. PDK këmbëngul që fillimisht të miratohen ndryshimet ligjore dhe më pas të fillojnë diskutimet për zgjedhjen e presidentit të ri. Ndërkaq ditë më parë Kurti theksoi se kjo fundjavë është vendimtare për ta zgjedhur presidentin e ri. Ai tha se ka nisur komunikimet me liderët e partive të opozitës për të parin e vendit. Të martën skadon afati për zgjedhjen e shefit të shtetit. Nëse partitë nuk arrijnë marrëveshje, vendi do të shkojë sërish në zgjedhje

Advertisement Advertisement

Comments are closed

Related Posts