Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Politikë
  • Kandidatja e pavarur për Bërvenicën, Arife Idrizi: “PËRVOJA 30-VJEÇARE, DUHET TË KTHEHET NË PUNË KONKRETE”
Ballina

Kandidatja e pavarur për Bërvenicën, Arife Idrizi: “PËRVOJA 30-VJEÇARE, DUHET TË KTHEHET NË PUNË KONKRETE”

Shkruan: Arife Idrizi

“BËRVENICA PËR TË GJITHË!

Po e ndërtoj programin mbi përvojën 30-vjeçare të punës dhe kontaktit të drejtpërdrejtë me banorët.
Për 30 vite kam dëgjuar qytetarët, kam njohur problemet e tyre dhe kam parë nga afër nevojat e komunës. Prandaj programi im nuk është një listë premtimesh të shkëputura nga realiteti. Është një plan i ndërtuar mbi atë që kam mësuar gjatë viteve.
Prioritetet përfshijnë infrastrukturën, ujin dhe kanalizimin, pastërtinë, shërbimet komunale, të rinjtë, transparencën, komunikimin e drejtpërdrejtë me banorët dhe zhvillimin ekonomik.
Një nga shtyllat e programit do të jetë përfshirja e mërgatës në zhvillimin ekonomik të  Komunës së Bërvenicës.
Ne kemi një potencial të madh te mërgimtarët tanë. Ata kanë kapital, përvojë dhe dëshirë për të investuar në vendlindje. Komuna duhet të jetë partnere e tyre, duke lehtësuar komunikimin, orientimin dhe procedurat që janë në kompetencën e saj dhe duke krijuar kushte më të mira për investime.
Qëllimi është që investimet e mërgatës të shndërrohen në biznese të reja, vende të reja pune dhe zhvillim ekonomik për banorët e Komunës së Bërvenicës.
Komuna nuk duhet të jetë pengesë për atë që dëshiron të investojë. Duhet të jetë një partner që e orienton, e lehtëson dhe e ndihmon investitorin brenda kompetencave ligjore. Nëse sjellim investime, krijojmë vende pune; nëse krijojmë vende pune, krijojmë më shumë mundësi që të rinjtë të ndërtojnë të ardhmen këtu.”
“Unë nuk pretendoj se i kam të gjitha përgjigjet. Por kam përvojën për t’i dëgjuar banorët dhe për t’i kthyer nevojat e tyre në prioritete konkrete. E kam parë problemin, e kam dëgjuar qytetarin dhe tani dua ta kthej përvojën në veprim.”
se në qendër të programit do të jenë banorët, çdo vendbanim i komunës dhe krijimi i kushteve për zhvillim.
30 vite përvojë nuk janë fundi i rrugëtimit. Janë baza mbi të cilën duhet të ndërtojmë të ardhmen e  Komunës së Bërvenicës – me banorët, me mërgatën, me investime dhe me vende të reja pune”, ka shkruar, kandidatja e pavarur për komunën e Bërvenicës, Arife Idrizi.

Advertisement Advertisement

Comments are closed

Related Posts