“Gjatë ditës së sotme, ekipi i Njësisë Territoriale Kundër Zjarrit ndërhyri me urgjencë për të lokalizuar dhe shuar zjarrin mbi fshatin Bogovinë.
Për shkak të kushteve në teren dhe erës, ekzistonte rreziku që flakët të përhapeshin më tej, por falë ndërhyrjes së shpejtë, koordinimit të mirë dhe punës me përkushtim të zjarrfikësve tanë, zjarri është lokalizuar dhe shuar plotësisht.
Apelojmë te të gjithë qytetarët për kujdes maksimal. Kujdesi i secilit prej nesh mbron natyrën dhe sigurinë e vendbanimeve tona!
Në rast nevoje apo identifikimi të ndonjë vatre zjarri, njoftoni menjëherë shërbimin tonë!”, ka kumtuar në Facebook, Njësia Territoriale e Zjarrfikjes dhe Shpëtimit – Bogovinë & Vrapçisht”















Comments are closed