Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Politikë
  • LSH e Selës pa kandidat në Bërvenicë, nuk do përçarjen e votës shqiptare
Ballina

LSH e Selës pa kandidat në Bërvenicë, nuk do përçarjen e votës shqiptare

Ndryshe nga liderët e tjerë të Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI), Ziadin Sela nuk do ta mbështesë kandidatin e koalicionit për kryetar të Bërvenicës, Arkin Jahijin.

Lidhja Shqiptare, e drejtuar nga Sela, ka bërë të ditur se nuk do të hyjë me kandidat partiak në zgjedhjet e jashtëzakonshme për Bërvenicën, me arsyetimin se synon të shmangë fragmentimin e votës shqiptare.

Nga LSH deklarojnë se në raundin e parë, anëtarët dhe simpatizantët e partisë janë të lirë të zgjedhin mes tre kandidatëve shqiptarë.

Ky qëndrim, sipas LSH-së, ndryshon në raundin e dytë. Nëse në balotazh kalon një kandidat shqiptar, partia thotë se do të rreshtohet pas tij, pavarësisht përkatësisë partiake.

“Në rrethin e dytë të gjithë shqiptarët duhet të bëhen bashkë për rikthimin e kryesimit të komunës”, porosit LSH.

Qëndrimi i Selës vjen në një kohë kur pjesëtarë të tjerë të AKI-së kanë dalë publikisht në mbështetje të Arkin Jahijit. Ali Ahmeti ka promovuar kandidaturën e Jahijit, ndërsa Arben Taravari ka deklaruar mbështetjen e tij dhe të Aleancës për Shqiptarët për kandidatin e AKI-së. Në mbështetje të Jahijit është shfaqur edhe lideri i Lëvizjes Populli, Skender Rexhepi-Zejdi.

Ndryshe kujtojmë se kandidati i VLEN-it për komunën e Bërvenicës është Jakup Huseini.

Advertisement Advertisement

Comments are closed

Related Posts