Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Politikë
  • Azizi dhe Gashi, prej Arabisë: Diskutojmë hapjen e ambasadave dhe linjën Shkup-Xhide
Ballina

Azizi dhe Gashi, prej Arabisë: Diskutojmë hapjen e ambasadave dhe linjën Shkup-Xhide

Së bashku me Kryetarin e Kuvendit, Afrim Gashi, dhe deputetët Nikolla Micevski e Oliver Spasovski, Azizi u prit nga Kryetari i Mexhlisit Esh-Shura, Abdullah bin Mohammed.

Gjatë takimit u diskutua për mundësitë e thellimit të marrëdhënieve ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Arabisë Saudite, përfshirë forcimin e bashkëpunimit parlamentar, hapjen e ambasadave dhe vendosjen e një linje të rregullt ajrore Shkup–Xhide.

Bashkëpunimi ekonomik, investimet dhe turizmi ishin gjithashtu pjesë e diskutimeve mes palëve.

“Besojmë se forcimi i kontakteve institucionale dhe krijimi i lidhjeve të drejtpërdrejta ndërmjet dy vendeve do të hapë mundësi të reja për bashkëpunim në ekonomi, investime, turizëm dhe fusha të tjera me interes të përbashkët”, shkroi Azizi.

Ai e cilësoi vizitën si një hap drejt thellimit të marrëdhënieve ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Mbretërisë së Arabisë Saudite.

Advertisement Advertisement

Comments are closed

Related Posts