Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Politikë
  • Zjarrfikësit e Bogovinës, takojnë homologët gjerman: “Shkëmbejnë ide, për bashkëpunim reciprok”
Ballina

Zjarrfikësit e Bogovinës, takojnë homologët gjerman: “Shkëmbejnë ide, për bashkëpunim reciprok”

“TAKIM BASHKËPUNIMI ME ZJARRFIKËSIT E OBERHAUSEN-IT NGA GJERMANIA

Sot kishim kënaqësinë e veçantë të prisnim në një takim profesional kolegët tanë zjarrfikës nga Oberhausen-i i Gjermanisë, në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar.

Në këtë takim të përbashkët, ku ishin të pranishëm edhe përfaqësuesit nga Njësia e Zjarrfikësve të Gostivarit, bashkëbiseduam hapur për sfidat e përditshme, i njoftuam mysafirët tanë me punën e bërë deri më tani në terren, si dhe prezantuam mjetet e pajisjet logjistike që kemi aktualisht në dispozicion.

Përmes këtij takimi frytdhënës, vendosëm ura të forta komunikimi dhe dakordësuam ruajtjen e kontakteve të drejtpërdrejta. Ky është vetëm hapi i parë drejt një bashkëpunimi afatgjatë me zjarrfikësit e Oberhausen-it, me synim shkëmbimin e ideve, përvojave profesionale dhe aftësimin e mëtejshëm të kapaciteteve tona operative.

Vazhdojmë me përkushtim për të ngritur standardet e sigurisë dhe për t’u shërbyer sa më mirë qytetarëve tanë!“, ka njoftuar faqja e zjarrfikësve “Bogovinë&Vrapçisht”, në Facebook.

Advertisement Advertisement

Comments are closed

Related Posts