“Ekipi i Njësisë Territoriale Kundër Zjarrit është në terren dhe po punon pa ndërprerë për të lokalizuar dhe vënë nën kontroll zjarrin e shpërthyer në fshatin Gradec. Zjarrfikësit tanë po bëjnë të pamundurën për të parandaluar përhapjen e mëtejshme dhe për të mbrojtur jetën e pronën e qytetarëve.
APEL TË SHTUAR PËR KUJDES!
Ju lutemi të gjithë qytetarëve të tregojnë përgjegjësi të lartë dhe të mos ndezin zjarre në ambiente të hapura, në arë apo në pyje. Çdo pakujdesi e vogël mund të shkaktojë pasoja katastrofike për mjedisin dhe sigurinë e qytetarëve.
Nëse vëreni ndonjë tym apo zjarr të dyshimtë, lajmëroni menjëherë shërbimin e zjarrfikësve!”, ka kumtuar faqja e zjarrfikësve “Bogovinë&Vrapçisht”, në FB.















Comments are closed