Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Politikë
  • Azizi: Qeveria solli vendim të ul TVSH-në, për karburantet nga 18% në 10%
Ballina

Azizi: Qeveria solli vendim të ul TVSH-në, për karburantet nga 18% në 10%

Zëdhënësja e Qeverisë nga radhët e VLEN-it, Venera Azizi, ka bërë të ditur se Qeveria ka miratuar uljen e TVSH-së për karburantet nga 18 në 10 për qind.

“Me këtë masë, Qeveria ndërmerr një masë konkrete dhe në kohë për mbrojtjen e standardit të jetesës së qytetarëve, uljen e barrës financiare dhe mbështetjen e ekonomisë në kushtet e gjendjes së krizës”, deklaroi Azizi.

Sipas përllogaritjeve të Qeverisë, çmimi i naftës pritet të jetë rreth 99 denarë për litër, ndërsa benzina BS-95 rreth 100,5 denarë dhe BS-98 rreth 102,5 denarë.

Masa do të zbatohet nga 15 deri më 28 shtator 2026.

Advertisement Advertisement

Comments are closed

Related Posts