Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Politikë
  • VLEN: Zëvendësministrat e BDI-së heshtnin kur shqiptarët quheshin “terroristë”, sot BDI bën moral për shqiptarët
Ballina

VLEN: Zëvendësministrat e BDI-së heshtnin kur shqiptarët quheshin “terroristë”, sot BDI bën moral për shqiptarët

BDI ka aktivizuar edhe një herë fabrikën e saj të gënjeshtrave. Kur nuk ka fakte, shpik shifra. Kur nuk ka argumente, krijon panik. Kur kapet në manipulim, tenton ta mbulojë me zhurmë. Është gënjeshtër e pastër përpjekja e BDI-së për të përzier konkursin për punësim në polici me konkursin për nxënës në shkollën e mesme për policë.

Janë dy procedura krejtësisht të ndryshme dhe manipulimi i tyre është dëshmi e dëshpërimit politik të një partie që po përpiqet të krijojë perceptim të rremë te opinioni publik. Ironia më e madhe është se sot BDI hiqet si mbrojtëse e shqiptarëve.



Por ku ishin zëvendësministrat e BDI-së kur qëndronin krah ministrave që i quanin shqiptarët “terroristë”? Ku ishin kur një ministër deklaronte se nuk i jepte të drejtë një shqiptari të fliste vetëm pse e kishte dënuar? Atëherë heshtën. Sot bëjnë moral.


Shqiptarët nuk kanë nevojë për moral nga ata që heshtën kur duhej të flisnin dhe sot bërtasin vetëm për të mbuluar dështimet e tyre. BDI nuk ka as kredibilitet moral e as politik të flasë për përfaqësimin e shqiptarëve.


Pas 22 vitesh pushtet, nuk mund të fshihet pas propagandës dhe shpifjeve. VLEN nuk do t’i lejojë gënjeshtrat e BDI-së të zëvendësojnë faktet. Koha kur shqiptarët mashtroheshin me skenarë të fabrikuar ka përfunduar.

Advertisement Advertisement

Comments are closed

Related Posts