Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Politikë
  • Qeveria i kërkon Kitanoviqit të tërheqë deklaratën për Mlladiqin ose të japë dorëheqje
Ballina

Qeveria i kërkon Kitanoviqit të tërheqë deklaratën për Mlladiqin ose të japë dorëheqje

Qeveria ka reaguar ndaj qëndrimit të Dalibor Kitanoviqit, drejtor i Agjencisë për Realizimin e të Drejtave të Komuniteteve.

Në reagimin e saj, Qeveria thekson se qëndrimi i saj është i qartë dhe bazohet në faktet juridike të përcaktuara ndërkombëtarisht.

“Ratko Mlladiqi është dënuar me vendim të formës së prerë për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe krime lufte nga gjykata kompetente ndërkombëtare”, thuhet në reagimin e Qeverisë.

Sipas Qeverisë, qëndrimi i Dalibor Kitanoviqit është personal dhe nuk përfaqëson qëndrimin e Qeverisë.

“Qëndrimi i Dalibor Kitanoviqit është qëndrim i tij personal. Qeveria i ndërton qëndrimet e saj në bazë të interesit të shtetit dhe qytetarëve. Pasi një qëndrim i tillë të jetë përcaktuar, ai duhet të respektohet nga të gjithë individët në Qeveri”, theksohet në reagim.

Qeveria e konsideron të papranueshëm një vullnetarizëm të tillë dhe njofton se do t’i kërkojë Kitanoviqit ta tërheqë qëndrimin e tij.

“Nëse Kitanoviqi nuk pajtohet me politikat e Qeverisë, presim që ai të tërhiqet nga pozita që ushtron”, thekson Qeveria.

Advertisement Advertisement

Comments are closed

Related Posts