“NJOFTIM ME RËNDËSI TË VEÇANTË / ZGJATET NDALESA E LËVIZJES NË PYJE
Njoftojmë të gjithë qytetarët se Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave ka marrë vendim për zgjatjen e ndalimit të plotë të lëvizjes në pyje dhe toka pyjore deri më 30 shtator 2026.
Për shkak të rrezikut të vazhdueshëm dhe të lartë nga zjarret pyjore, apelojmë te të gjithë bashkëqytetarët:
Të respektojnë këtë ndalesë;
Të shmangin çdo ndezje të zjarrit në ambiente të hapura apo afër zonave pyjore;
Të tregojnë kujdes maksimal për ruajtjen e natyrës dhe sigurisë publike.
Mosrespektimi i kësaj ndalese ndëshkohet sipas ligjeve në fuqi.
Në rast se vëreni tym apo zjarr, njoftoni menjëherë shërbimin tonë në numrat e emergjencës!
Mbrojmë pyjet dhe vendbanimet tona së bashku!”, ka kumtuar faqja e zjarrfikësve “Bogovinë&Vrapçisht”, në Facebook.















Comments are closed