Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Maqedoni
  • Tre shtetas të Maqedonisë, humbin jetën në një aksident të rëndë në Slloveni
Kronika e Zezë

Tre shtetas të Maqedonisë, humbin jetën në një aksident të rëndë në Slloveni

Tre shtetas maqedonas kanë humbur jetën në një aksident të rëndë trafiku në një autostradë në Slloveni, raportojnë mediat lokale.

Sipas informacioneve të para, në aksident janë përfshirë një kamion dhe një automjet. Kamioni kishte ndaluar në anë të autostradës për shkak të një defekti, ndërsa automobili është përplasur me pjesën e pasme, në anën e majtë të rimorkios.
Në automjet ndodheshin pesë persona, të gjithë shtetas të Maqedonisë së Veriut.
Mjeku i pranishëm në vendngjarje ka konstatuar vdekjen e tre personave.

Njëri nga të plagosurit është transportuar me helikopter në spital, ndërsa shoferi i automjetit është dërguar në spital me autoambulancë.

Policia ka njoftuar se më shumë detaje për shkaqet dhe rrethanat e aksidentit do të bëhen të ditura pas përfundimit të hetimeve fillestare.

Advertisement Advertisement

Comments are closed

Related Posts