Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Maqedoni
  • Drejtori i QMK-së, Muhamed Ali: Ne shpëtojmë jetë, ndërsa ‘detektivët e fotografive’ merren me ilustrimet
Lajmi i Fundit

Drejtori i QMK-së, Muhamed Ali: Ne shpëtojmë jetë, ndërsa ‘detektivët e fotografive’ merren me ilustrimet

Drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza, Muhamed Ali, ka reaguar ndaj kritikave lidhur me një fotografi të publikuar gjatë raportimit për një kafshë të shpëtuar nga zjarret, duke sqaruar se fotografia ka qenë vetëm ilustrim, ndërsa ngjarja është e vërtetë.

Ali, përmes një reagimi në rrjetet sociale, u është përgjigjur atyre që i cilëson si “ekspertë të spinave dhe abuzues me lajmet”, duke theksuar se në kohën kur vendi po përballet me zjarre dhe temperatura të larta, ekipet e angazhuara po përballen me rreziqe serioze në terren.

“Po ngjarja është e vërtetë! Falë Zotit, kafsha është shpëtuar nga ekipet e angazhuara në fikjen e zjarreve dhe është rikthyer te pronari”, shkruan Ali.

Ai sqaron se fotografia e përdorur në publikim nuk është bërë në vendin e ngjarjes, por është përdorur vetëm për ilustrim dhe, sipas tij, kjo është bërë e qartë që në publikimin e parë.

Sipas Aliut, fakti që kafsha është shpëtuar dhe i është kthyer pronarit mund të verifikohet lehtësisht.

Drejtori i QMK-së ka kritikuar ata që, në vend se të fokusohen te përballja me zjarret, merren me fotografitë ilustruese.

“Ne përpiqemi të shpëtojmë jetë dhe ajo paraqet për ne fitore, ndërsa ju heronjtë e Facebook-ut, lirisht ekzaltohuni me gëzime çasti duke ‘shpëtuar fotografi’”, shprehet Ali.

Në fund, ai thekson se ekipet e Qendrës për Menaxhim me Kriza do të vazhdojnë të jenë në terren për të mbrojtur njerëzit, pronën, natyrën dhe kafshët.

“Secili me betejën e vet! Ne do të vazhdojmë të jemi në terren, për njerëzit, pronën, natyrën dhe kafshët. Për të tjerat, le të kujdesen ‘detektivët e fotografive’”, përfundon Ali.

Advertisement Advertisement

Comments are closed

Related Posts