“Ekipi ynë i zjarrfikësve ndodhet aktualisht në terren dhe po intervenon për të lokalizuar dhe shuar zjarrin e shpërthyer përgjatë rrugës midis fshatrave Llomnicë dhe Gjurgjevisht.
Për shkak të terrenit të thyer malor, ekipi ynë po punon me kapacitet të plotë edhe me mjete manuale për izolimin e shpejtë të vatrës dhe për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të flakëve”, ka shkruar në FB, faqja e zjarrfikësve “Bogovinë&Vrapçisht”.














