Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Politikë
  • Zeqirja Ibrahimi: Me Marrëveshjen e Ohrit, shteti u definua si pronë e kombit maqedonas: Shqiptarët përsëri, mbetën pakicë
Ballina

Zeqirja Ibrahimi: Me Marrëveshjen e Ohrit, shteti u definua si pronë e kombit maqedonas: Shqiptarët përsëri, mbetën pakicë

Vërtet Marrëveshja e Ohrit ka merita, sepse e ndali konfliktin, e korrigjoi pabarazinë në Maqedoni, e ngriti përfaqësimin e qytetarëve joshumicë, e mundësoi avancimin e përdorimit të gjuhës shqipe dhe i dha udhë decentralizimit, por nuk mund të mos e themi sa herë që bie kjo temë se kjo marrëveshje, që më 13 gusht 2001 u nënshkrua edhe me presion të përfaqësuesit politik të UÇK-së, nuk zgjidhi gati asgjë nga synimet fillestare të UÇK-së.
– Me Marrëveshjen e Ohrit shteti u definua si pronë e kombit maqedonas (si bartës i sovranitetit) dhe bashkësive etnike (ose pakicave).
– Me Marrëveshjen e Ohrit shqiptarët përsëri mbetën pakicë. Në vend “pakicë etnike”, siç emërtoheshim para vitit 2001, me Marrëveshjen e Ohrit u quajtëm “bashkësi etnike”, që është një eufemizën për “minoritet”.
– Me Marrëveshjen e Ohrit gjuha shqipe mbeti gjuhë e pakicës, e kufizuar dhe përkufizuar ashtu edhe në dispozitat e mëvonshme ligjore.
– Me Marrëveshjen e Ohrit përfaqësimi i drejtë dhe adekuat mbeti në vullnetin e qeverive, pa u bërë detyrim kushtetues dhe ligjor.

Advertisement Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts