Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Politikë
  • “Konjufca President, LDK-ja zëvendëskryeministrin dhe 4 ministri”, Kurti zbulon ofertën për Abdixhikun
Kosovë

“Konjufca President, LDK-ja zëvendëskryeministrin dhe 4 ministri”, Kurti zbulon ofertën për Abdixhikun

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka folur për ofertat e tij për kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, të cilit tha se ia ofroi dy alternativa.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje tha se LDK-ja e refuzoi pozitën e kryeparlamentarit – që, siç tha, “s’është pak” – dhe pas kësaj, ai ia ofroi dy alternativa.

“Kur e pamë që nuk janë të interesuar për kryetarin e Kuvendit, oferta jonë qysh në pranverë është ripërsëritur tani. Me fjalë të tjera, nëse Vetëvendosja do ta kishte kandidatin për President – e ju e dini që ishte Glauk Konjufca – atëherë Lidhja Demokratike e Kosovës ta marrë zëvendëskryeministrin dhe 4 ministri. Ndërkaq nëse kandidati për President është konsensual, ta marrë zëvendëskryeministrin dhe tri ministri. Sepse Vetëvendosja po heq dorë prej Presidentit dhe ta kenë zëvendëskryeministrin dhe tri ministri. A nëse është Glauku, zëvendëskryeministrin dhe katër ministri”, tha ai.

Advertisement Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts