Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Politikë
  • Ziberi: Marrëveshja e Ohrit nuk rezultoi me marrëveshje, ngase tre çështje kryesore, mbetën pezull
Ballina

Ziberi: Marrëveshja e Ohrit nuk rezultoi me marrëveshje, ngase tre çështje kryesore, mbetën pezull

Marrëveshja Kornizë e Ohrit nuk përfundoi me një marrëveshje të plotë negociuese, ndërsa tre çështje kyçe mbetën të pambyllura. Kështu vlerëson Naser Ziberi, një nga njohësit e rrethanave politike dhe pjesëmarrës në procesin e atëhershëm negociues. Sipas tij, ndërprerja e bisedimeve pas ngjarjeve në Karpallak ndikoi që disa nga çështjet më të rëndësishme të mos gjenin zgjidhje përfundimtare.

“Defekti i madh i Marrëveshjes së Ohrit është ajo që kjo marrëveshje nuk ka përfunduar me marrëveshje. Ajo është nënshkruar, por procesi negociues i cili përfundon me marrëveshje të dy palëve, nuk ka. Për arsye se bisedat, negociatat në Ohër nuk kanë përfunduar. Janë ndërprerë si rezultat i ngjarjeve të Karpallakut dhe kjo për pasojë pati që në M.O. të mos mbyllen tre çështje kyçe, siç është çështja e tekstit të preambulës, çështja e përdorimit të gjuhës dhe çështja e arsimit sipëror, universitar”, thq Ziberi.

Sipas Ziberit, pasojat e kësaj ndërprerjeje janë të dukshme edhe sot, veçanërisht në çështjet që lidhen me përdorimin e gjuhës shqipe dhe arsimin e lartë. Ai vlerëson se disa nga kërkesat kryesore të shqiptarëve nuk u reflektuan në masën që ishte pritur gjatë procesit negociues.

“Marrëveshja e Ohrit është larg asaj që shqiptarët së bashku kishin si kërkesë dhe si pritshmëri. Mendoj se gjatë procesit negociues nuk u arritën synimet të cilat, unë së paku vlerësoj se ishte e domosdoshme. Për disa çështje problematike dhe problemi i dytë i Marrëveshjes së Ohrit është prolongimi i tejskajshëm i implementimit të saj në praktikë”, deklaroi Ziberi.

Advertisement Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts