Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Politikë
  • PDK-ja, LDK-ja e Aleanca në Kuvend, kërkojnë të mbahet sonte seanca
Kosovë

PDK-ja, LDK-ja e Aleanca në Kuvend, kërkojnë të mbahet sonte seanca

Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Aleanca janë mbledhur me grupet e tyre parlamentare në objektin e Kuvendit dhe po kërkojnë që vazhdimi i seancës konstituive të mbahet sonte, pak orë para se të skadojë afati 30-ditore për konstituimin e Kuvendit.

Gjatë një paraqitje për media, sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se vendi ndodhet në një moment kritik për demokracinë dhe institucionet, ndërsa, sipas saj, PDK-ja nuk do të bëhet pjesë e përmbysjes së rendit kushtetues. Çitaku shtoi se Republika dhe demokracia janë më të rëndësishme se çdo lider, ambicie apo interes politik, transmeton Koha.net.

Tutje, ajo theksoi se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, po refuzon respektimin e rregullave dhe normave kushtetuese.

“Është e papranueshme dhe ekstremisht e dënueshme nga ana e Partisë Demokratike të Kosovës çdo përpjekje për të përmbysur rendin kushtetues”, deklaroi Çitaku.

Çitaku i bëri thirrje kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, që të vijë në Kuvend dhe të vazhdohet procesi i konstituimit të institucioneve.

Advertisement Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts