Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Maqedoni
  • Të shtëna me armë në Saraj, qëllohet një veturë me dy persona
Kronika e Zezë

Të shtëna me armë në Saraj, qëllohet një veturë me dy persona

Herët këtë mëngjes, në Saraj ka ndodhur një incident me armë zjarri, pasi nga një motoçikletë janë qëlluar disa plumba drejt një automjeti të parkuar, në të cilin ndodheshin dy persona.

Sipas denoncimit në polici, rreth orës 04:00, R.Z. (25) nga fshati Gllumovë i Shkupit ka raportuar se, ndërsa ndodhej së bashku me një shok në një automjet të parkuar në Saraj, pranë tyre janë afruar dy persona me motoçikletë.

Njëri prej tyre ka nxjerrë armë zjarri dhe ka qëlluar disa herë drejt automjetit, duke shkaktuar dëmtime në të.

Për fat të mirë, nga incidenti nuk ka persona të lënduar.

Policia po ndërmerr masa dhe aktivitete për zbardhjen e plotë të rastit dhe identifikimin e personave të përfshirë.

Advertisement Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts