Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Politikë
  • VMRO-DPMNE: Rasti i helmimit nga uji në Gostivar do të ketë epilog juridik, nuk do të përfundojë si rasti i spitalit modular në Tetovë
Ballina

VMRO-DPMNE: Rasti i helmimit nga uji në Gostivar do të ketë epilog juridik, nuk do të përfundojë si rasti i spitalit modular në Tetovë

VMRO-DPMNE, përmes një komunikate për media, deklaroi se rasti i ujit të ndotur në Gostivar do të ketë epilog juridik dhe u bëri thirrje institucioneve kompetente që të zbardhin plotësisht rrethanat dhe të përcaktojnë përgjegjësinë eventuale.


Nga partia vlerësuan se pushteti lokal në Gostivar, i cili sipas tyre mbështetet nga LSDM, BDI dhe Arben Taravari, ka dështuar në menaxhimin e situatës. Po ashtu, VMRO-DPMNE kritikoi LSDM-në se nuk ka kërkuar përgjegjësi për ngjarjen.


Në komunikatë, VMRO-DPMNE bëri edhe një krahasim me rastin e Spitalit Modular në Tetovë, duke adresuar kritika ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë, Venko Filipçe, dhe mënyrës se si, sipas partisë, është trajtuar ai rast.


VMRO-DPMNE thekson se institucionet do të veprojnë në përputhje me ligjin dhe se rasti i Gostivarit do të zbardhet plotësisht, duke shtuar se Qeveria mbetet në dispozicion të qytetarëve.

Advertisement Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts