Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Shëndetësi
  • Klekovski: Në asnjë moment  nuk ka pasur fshehje të informacioneve nga Ministria e Shëndetësisë, për rastin në Gostivar
Lajmi i Fundit

Klekovski: Në asnjë moment  nuk ka pasur fshehje të informacioneve nga Ministria e Shëndetësisë, për rastin në Gostivar

Në asnjë moment nuk ka pasur fshehje të informacioneve nga Ministria e Shëndetësisë për gjendjen në Gostivar, deklaroi sot ministri i Shëndetësisë, Sasho Klekovski.

“Unë isha i pari që të shtunën informova se rastet e para janë regjistruar më 13 korrik. Ministria e Shëndetësisë dhe unë do të vazhdojmë në mënyrë transparente t’i publikojmë të dhënat sepse nuk kemi çka të fshehim”, tha Klekovski në konferencën e sotme për media në Qeveri.

Informacioni i parë zyrtar për ngjarjet në Gostivar në Ministrinë e Shëndetësisë ka arritur të premten në orën 13.

Deri më tani, siç bëri të ditur, ka pasur rreth 3.100 kontakte shëndetësore nga Shtëpia e Shëndetit, Spitali i Përgjithshëm, lajmërime telefonike dhe ndërhyrje të Ndihmës së Shpejtë.

Kontrolli i parë është bërë më 14 korrik, ndërsa më 19 korrik për herë të parë është vërejtur ulje e numrit të pranimeve.

Klekovski njoftoi se sot do të mbajë mbledhje edhe Komisioni i Sëmundjeve Ngjitëse i cili do të dalë me rekomandime adekuate.

Comments are closed

Related Posts