Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Maqedoni
  • Ndahet nga jeta studenti i Universitetit të Tetovës, Emre Nazifi
Lajmi i Fundit

Ndahet nga jeta studenti i Universitetit të Tetovës, Emre Nazifi

Universiteti i Tetovës ka njoftuar me pikëllim për ndarjen tragjike nga jeta të studentit të tij, Emre Nazifi nga Krusheva, i cili humbi jetën në Gjermani.
Në telegramin e ngushëllimit, rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Kushtrim Ahmeti, e përshkroi Emren si një student shembullor të Katedrës së Gjuhës Angleze, të njohur për urtësinë, përkushtimin ndaj studimeve, mirësjelljen dhe vlerat e tij njerëzore.

“Emre do të mbetet në kujtesën e profesorëve, studentëve dhe të gjithë atyre që patën privilegjin ta njohin”, thuhet në telegram.

Në emër të Universitetit të Tetovës, rektori Ahmeti u ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes Nazifi, të afërmve, miqve, kolegëve dhe mbarë komunitetit akademik, duke lutur që familja të gjejë forcë për ta përballuar këtë humbje të rëndë.
“I përjetshëm qoftë kujtimi i tij!”, përfundon telegrami i ngushëllimit.

Advertisement Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts