Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Maqedoni
  • Privohen nga liria gjithsej tetë persona në Shkup, Strugë dhe Kërçovë, gjatë kontrollit të tyre është gjetur drogë
Kronika e Zezë

Privohen nga liria gjithsej tetë persona në Shkup, Strugë dhe Kërçovë, gjatë kontrollit të tyre është gjetur drogë

Më 11/12.07.2026 në Shkup, në lokacione të ndryshme, nëpunës policorë nga SPB Shkup i kanë privuar nga liria T.E.B. (23), S.B. (26), M.S. (33), L.D. (29), E.M. (37), të gjithë nga Shkupi, si dhe M.S. (18) nga Tetova, pasi tek ata janë gjetur dhe konfiskuar marihuanë, materie pluhurore e bardhë dhe materie kokërrzore e bardhë.

Më 11.07.2026, nëpunës policorë nga NjPB Negotinë kanë zhvilluar bisedë zyrtare me N.K. (26) nga fshati Bistrencë, komuna e Demir Kapisë, pasi gjatë kontrollit të kryer nga nëpunësit policorë të Njësitit Mobil për Masa Kompensuese, tek ai është gjetur dhe konfiskuar marihuanë. Për rastin është njoftuar prokurori publik.

Më 12.07.2026 në orën 01:00, në rrugën “Niko Nestor” në Strugë, është privuar nga liria N.M. (18) nga fshati Misllodezhdë i Strugës, tek i cili gjatë kontrollit të kryer, nëpunësit policorë kanë gjetur dhe konfiskuar drogë narkotike – marihuanë.

Më 12.07.2026 në orën 01:00, në vendin e quajtur “Kitino Kale” në Kërçovë, është privuar nga liria I.Gj. (48) nga Beogradi, Republika e Serbisë, tek i cili gjatë kontrollit të kryer, nëpunësit policorë kanë gjetur dhe konfiskuar materie të panjohur pluhurore të bardhë.

Pas dokumentimit të plotë të rasteve, do të vijojnë parashtresa përkatëse.

Advertisement Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts