Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Sporte
  • Feti Abazi, komplimenton në finale, organizatorët e turneut në Kamjan: “Urime fituesve, suksese të githëve”
Lajmi i Fundit

Feti Abazi, komplimenton në finale, organizatorët e turneut në Kamjan: “Urime fituesve, suksese të githëve”

Turneut tradicional të futbollit në Kamjan, i është bashkangjitur edhe kreu i komunës së Bogovinës, Feti Abazi. Si nga fillimi me asfalltimin e terrenit sportiv, poashtu edhe në fund me përfundimin e natës finale, kryetari Abazi, ka marrë pjesë edhe fizikisht në përmbylljen e këtij evenimenti sportiv, duke uruar fituesit dhe organizatorët, si dhe ka nënvizuar se edhe në vitet e ardhshme, komuna do të jetë përkrah këtij organizimi.

Postimi i plotë:

Një mbrëmje e bukur sportive në finalen e Turneut Tradicional “Shaban Aliti” në Kamjan!

Sonte patëm kënaqësinë të jemi pjesë e finales së këtij turneu tradicional, ku mbizotëruan fryma sportive, respekti, harmonia dhe energjia pozitive.

Përgëzoj organizatorët për përkushtimin dhe organizimin e shkëlqyer të këtij eventi, të cilin Komuna e Bogovinës e ka mbështetur dhe do të vazhdojë ta mbështesë edhe në të ardhmen.

Ishte nder i veçantë për mua të ndaj çmimin për ekipin fitues. Njëkohësisht, përgëzoj të gjitha ekipet pjesëmarrëse për garën korrekte dhe falënderoj të gjithë sportdashësit që u bënë pjesë e kësaj atmosfere të mrekullueshme.

Urime fituesve dhe suksese të gjithëve! Shihemi vitin e ardhshëm!”, ka mbaruar, Abazi.

Advertisement Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts