Spitali Klinik i Tetovës ka reaguar lidhur me ngjarjen e raportuar më 29 maj 2026 në hapësirat e institucionit, duke bërë të ditur se menaxhmenti ka ndërmarrë menjëherë veprimet e nevojshme për shqyrtimin e rastit dhe sqarimin e plotë të rrethanave.
Në reagimin zyrtar, spitali dënon çdo formë dhune, sjelljeje të papërshtatshme dhe cenimi të integritetit fizik apo profesional të të punësuarve, duke theksuar përkushtimin për ruajtjen e një ambienti të sigurt, profesional dhe dinjitoz për stafin dhe pacientët.
Sipas njoftimit, pas shqyrtimit fillestar të rastit janë ndërmarrë masa disiplinore në përputhje me aktet e brendshme dhe legjislacionin në fuqi, ndërsa institucioni po bashkëpunon plotësisht me organet kompetente për zbardhjen e të gjitha rrethanave të ngjarjes.
Reagimi i plotë:
“Lidhur me ngjarjen e raportuar më 29 maj 2026 në hapësirat e Spitalit Klinik të Tetovës, njoftojmë opinionin se menaxhmenti i institucionit menjëherë ka ndërmarrë veprimet e nevojshme për shqyrtimin e rastit dhe zbardhjen e plotë të rrethanave.
Spitali Klinik i Tetovës dënon çdo formë të dhunës, sjelljes së papërshtatshme dhe cenimit të integritetit fizik apo profesional të të punësuarve. Institucioni ynë mbetet i përkushtuar për ruajtjen e një mjedisi të sigurt, profesional dhe dinjitoz për stafin dhe pacientët.
Pas shqyrtimit fillestar të rastit, janë ndërmarrë masa disiplinore në përputhje me aktet e brendshme dhe legjislacionin në fuqi. Njëkohësisht, Spitali Klinik i Tetovës po bashkëpunon plotësisht me organet kompetente për zbardhjen e të gjitha rrethanave që lidhen me këtë ngjarje.
Theksojmë se institucionet shëndetësore duhet të jenë vende ku mbizotërojnë profesionalizmi, respekti reciprok dhe etika në punë, vlera të cilat Spitali Klinik i Tetovës do të vazhdojë t’i mbrojë dhe promovojë me vendosmëri”, përfubdojnë nga Spitali Klinik i Tetovës.















Comments are closed