Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Politikë
  • Tubimi i VV në Tetovë, Azizi: Nga sheshi Iliria jehon zëri i vëllazërisë
Ballina

Tubimi i VV në Tetovë, Azizi: Nga sheshi Iliria jehon zëri i vëllazërisë

Deputeti i koalicionit VLEN, Adnan Azizi, ka reaguar pas tubimit të Lëvizjes Vetëvendosje në Tetovë, ku e pranishme ishte edhe kandidatja për deputete, Albulena Haxhiu.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Azizi tha se nga Sheshi Iliria në Tetovë u dëgjua fuqishëm zëri i mbështetjes për Vetëvendosjen, duke theksuar se “Krejt Tetova, një zë VV”.

Ai vlerësoi se tubimi dëshmoi frymën e bashkëpunimit dhe vëllazërisë ndërshqiptare, ndërsa shprehu mbështetje për kandidatët e Vetëvendosjes në zgjedhjet e ardhshme në Kosovë.

Postimi i Azizit u shoqërua me fotografi nga tubimi i mbajtur në Tetovë, ku mori pjesë edhe Albulena Haxhiu.

Comments are closed

Related Posts