Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Politikë
  • Në Kumanovë, u mbajt tubim mbështetës për presidentit serb, Aleksandar Vuçiq
Lajmi i Fundit

Në Kumanovë, u mbajt tubim mbështetës për presidentit serb, Aleksandar Vuçiq

Tubimi, i cili filloi sot në mesditë, u organizua nga shoqata “Paqe, Unitet dhe Stabilitet”. Disa qindra qytetarë që mbanin pankarta ku shkruhej se Kumanova dhe Shkupi janë me Vuçiqin, me flamuj serb dhe maqedonas që valëviteshin, me muzikë popullore serbe në sfond, dolën në një tubim në Kumanovë këtë pasdite për të shprehur mbështetje për Presidentin e Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiç, raporton 360grad, përcjellë Pollogu.news

Organizatorja e tubimit është shoqata “Paqe, Unitet, Stabilitet”, duke dhënë mesazhin kryesor se nuk duhet të flitet për punë nacionaliste, por se si shoqatë, ata duan të përhapin dashuri, jo urrejtje.

Kur u pyet nga një gazetar nëse një ftesë i ishte dërguar edhe Zëvendëskryeministrit dhe Ministrit të Sistemit Politik, Ivan Stoilkoviç përfaqësuesja e shoqatës Milena Veliçkoviç tha se nuk kishte informacion nëse kjo ishte e vërtetë.

Sot, në Serbinë fqinje, grupi joformal “Studentët në Bllokim” organizoi një tubim të madh në sheshin Slavija të Beogradit, ku akademikë, aktivistë dhe qytetarë të shumtë nga të gjitha anët e Serbisë kanë njoftuar praninë e tyre. Protesta qendrore është planifikuar për periudhën nga ora 18:00 deri në 20:00, por do të paraprihet nga tubime masive në katër vende kyçe në kryeqytet, nga ku kolonat e protestuesve do të drejtohen për në Sllavija.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts