Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Maqedoni
  • Kurban Bajrami fillon më 27 maj. Myftinia e Tetovës, koordinon pikat e grumbullimit të mbetjeve
Lajmi i Fundit

Kurban Bajrami fillon më 27 maj. Myftinia e Tetovës, koordinon pikat e grumbullimit të mbetjeve

Myftinia e Bashkësisë Fetare Islame (BFI) në Tetovë ka lëshuar një komunikatë zyrtare drejtuar hoxhallarëve, këshillave të xhamive dhe gjithë besimtarëve myslimanë, përmes së cilës njofton se dita e parë e festës së Kurban Bajramit do të jetë ditën e mërkurë, më 27 maj 2026.

Përveç përcaktimit të datës së festës, Myftinia ka vënë një theks të veçantë te kujdesi ndaj ambientit jetësor dhe menaxhimi i mbetjeve të kurbanëve. Sipas njoftimit zyrtar, ashtu si vitet e kaluara, edhe këtë vit nuk ka blerës të organizuar për lëkurat e kurbanëve, andaj kërkohet angazhim maksimal nga çdo xhemat për të parandaluar ndotjen.

Në bashkëpunim me pushtetet lokale dhe ndërmarrjet komunale, Myftinia ka koordinuar pikat specifike për grumbullimin dhe groposjen e mbetjeve nëpër komunat e rajonit të Tetovës:

Komuna e Tetovës: Në bashkëpunim me kompaninë “Saubermacher-Tetovë”, pika e grumbullimit do të jetë e hapur më 27, 28 dhe 29 maj, nga ora 12:00 deri në orën 19:00. Lokacioni ndodhet pas Mullirit “Tetovë”, përballë EVN-së, afër hekurudhës.

Komuna e Zhelinës: Hedhja e mbetjeve do të bëhet te vendi i quajtur “Te udha e vjetër e Cerovës” (pas Xhezo Petrolit), ku është hapur një gropë e specializuar për këtë qëllim.

Komuna e Bërvenicës: Gropa për mbetjet është siguruar tek “Stadiumi i Brionit”, në hyrje të fshatit Çellopek.

Komunat Tearcë dhe Bogovinë: Organet komunale do të jenë në shërbim të plotë të qytetarëve në të gjitha lokacionet ku do të paraqitet nevoja për groposjen e mbetjeve.

Myftinia e Tetovës apelon tek të gjithë besimtarët që t’i përmbahen rreptësisht këtyre udhëzimeve, me qëllim që të ruhet pastërtia e ambientit dhe shëndeti publik gjatë ditëve të festës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts