Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka deklaruar se raportet mes partisë në pushtet dhe ish-presidentes Vjosa Osmani kishin nisur të ftoheshin gjatë vitit 2024, duke përmendur deklaratën e saj në Kuvend si “goditje të hapur” ndaj Qeverisë së Albin Kurtit.
Konjufca, në “Debat Plus” në RTV Dukagjini, tha se fjalimi i Osmanit në fund të vitit 2024, ku ajo kishte kritikuar Qeverinë lidhur me raportet me SHBA-në, ishte reflektim i ndarjes së rrugëve mes saj dhe LVV-së.
“Për deklaratën e saj në dhjetor të vitit 2024, aty më ka dukur se Vjosa Osmani e ka bërë një ndarje. Për deklaratën e saj (për bixhozin), e cila ka qenë një goditje e hapur publike ndaj Qeverisë e kështu me radhë. Ajo ishte reflektim i vitit 2024, sepse viti 2022–2023 ka shkuar më mirë në bashkëpunim me të. Fjalimi i saj në vitin 2024 është refleksion i asaj që po e them unë, që faktikisht rrugët ishin ndarë. Pra, duhet të kuptoni, ajo që është esenciale për mendimin tim, pas kësaj që ajo ua bëri me dije qytetarëve se e godet Qeverinë dhe nuk është më në të njëjtin mendim me Qeverinë, pas atij momenti kur u bë e ditur për qytetarët, LVV-ja i fitoi dy palë zgjedhje, mbas atij konstatimi”, ka deklaruar ai.















Comments are closed