Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Politikë
  • Osmani për Kurtin: Kam incizime dhe transkripta, Kurti me Vuçiqin në një dhomë
Kosovë

Osmani për Kurtin: Kam incizime dhe transkripta, Kurti me Vuçiqin në një dhomë

Gjatë një tubimi me qytetarët në lagjen Dardania në Prishtinë, ish presidentja Vjosa Osmani ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti lidhur me takimet e tij, duke ngritur pikëpyetje për mungesën e transparencës ndaj qytetarëve dhe opozitës.

Osmani deklaroi se Kurti ka qëndruar për orë të tëra në takime të mbyllura me Aleksandar Vuçiq dhe Lajçak, ndërsa sipas saj, askush nuk është informuar për përmbajtjen e bisedimeve.

“Pyetja është: çfarë ka folur ai me Vuçiçin dhe Lajçakun brenda një dhome? Çfarë është diskutuar aty, askush nuk e di. Nuk kanë treguar kurrë se për çfarë kanë biseduar. A ju kanë treguar juve ndonjëherë si opozitë? Kurrë…”, tha Osmani gjatë tubimit në Prishtinë, ka transmetuar Infokus.

Comments are closed

Related Posts