Drejtoresha e Qendrës së Kulturës -Tetovë, Njomza Imeri Ismaili, ditën e sotme ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi me Arkivin Shtetëror të Tetovës.
Lajmin e ka bërë të ditur, faqja officiale e Qendrës së Kulturës, në Facebook.
POSTIMI I PLOTË:
“Sot në ambientet e institucionit tonë u zhvillua një takim zyrtar me përfaqësues të Arkivit Shtetëror – Njësia Tetovë, ku u formalizua një memorandum bashkëpunimi ndërinstitucional.
Memorandumi përfshin:
• Bashkëpunim në organizimin e aktiviteteve kulturore,
• Shënimin dhe promovimin e historisë së rajonit të Pollogut,
• Përgatitjen, përpunimin dhe promovimin e publikimeve në fushën e historisë, shkencës, arsimit dhe kulturës,
• Bashkëpunim në fushën e punës administrative dhe arkivore.
Ky hap përfaqëson një angazhim të përbashkët për ruajtjen dhe promovimin e vlerave kulturore e historike të rajonit tonë, si dhe për forcimin e bashkëpunimit institucional në shërbim të interesit publik”, ka njoftuar “Qendra e Kulturës – Tetovë”.















Comments are closed