Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Maqedoni
  • Tragjedi në Durrës/ 19-vjeçarja hidhet nga kati i pestë, humb jetën në vendngjarje
Kronika e Zezë

Tragjedi në Durrës/ 19-vjeçarja hidhet nga kati i pestë, humb jetën në vendngjarje

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e kësaj të diele në Durrës, ku një vajzë 19-vjeçare ka humbur jetën pasi dyshohet se është hedhur nga kati i pestë i një pallati.

Sipas informacioneve paraprake, e reja ka ndërruar jetë në vendngjarje si pasojë e plagëve të marra nga rënia. Deri më tani nuk janë bërë të ditura identiteti i viktimës apo shkaqet që mund ta kenë çuar drejt këtij akti tragjik, ndërsa dyshohet se ajo mund të ketë qenë në gjendje të rënduar psikologjike.

Menjëherë pas ngjarjes, në vend kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin e ngjarjes.

Comments are closed

Related Posts