Njoftim për Dorëheqje!
Unë, Dashmir Ollomani, në cilësinë e Kryetarit të VLEN-it për Austrinë, jap dorëheqje të parevokueshme nga të gjitha funksionet dhe përgjegjësitë e mia në këtë subjekt politik.
Arsyet e dorëheqjes janë si vijon:
-Mungesa e transparencës në veprimtarinë dhe organizimin e këtij subjekti.
-Anashkalimi i vazhdueshëm i aktivistëve.
-Mospërfshirja në proceset e vendimmarrjes.
Zhgënjimi i thellë i mërgatës nga udhëheqja e VLEN-it.
Shpreh mirënjohjen time të sinqertë për të gjithë ata që na kanë mbështetur dhe kanë qenë pjesë e rrugëtimit tonë politik për më shumë se dy vite.
Aktivitetin dhe angazhimin tim politik e shoqëror do ta vazhdoj pranë z. Fatmir Limani.
Austri,10.05.2026















Comments are closed