Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Maqedoni
  • U kërcënua Blendi Hodai, pas publikimit të parregullsive në Universitetin e Tetovës
Lajmi i Fundit

U kërcënua Blendi Hodai, pas publikimit të parregullsive në Universitetin e Tetovës

Është kërcënuar Blendi Hodai, drejtor i Forumit për Ndryshime në Arsim, pasi pak ditë më parë organizata që ai drejton denoncoi një rast të dyshuar për avancim të kundërligjshëm në Universitetin e Tetovës. Hodai bëri të ditur se ka raportuar një person në Policinë e Tetovës për kërcënime që lidhen me publikimin e këtij rasti, duke theksuar se institucionet do të merren me çdo tentativë për presion ndaj tij, familjes apo bashkëpunëtorëve.

“Sapo paraqita një kërcënues ordiner në Stacionin e Policisë në Tetovë, në lidhje me rastin e fundit që e kemi publikuar. Organet e rendit do të merren me secilin që këto ditë merr guximin të më kërcënojë mua, familjen time apo kolegët e mi. Ju e dini fort mirë që me mua kërcënimet nuk funksionojnë. Sa më shumë të kërcënoni, aq më e qartë bëhet se kemi prekur diçka që ju dhemb. Të vërtetën do ta nxjerrim deri në fund. Ama mos e provoni më me familjen time — kjo është vijë e kuqe që nuk kalohet”, ka shkruar Hodai, në Facebook.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts