Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Maqedoni
  • U raportua se ka dhënë dorëheqje si hatib. Sqarohet për opinionin Qëndrim Jashari
Lajmi i Fundit

U raportua se ka dhënë dorëheqje si hatib. Sqarohet për opinionin Qëndrim Jashari

Hoxha Qëndrim Jashari ka reaguar me një sqarim publik pas keqinterpretimeve lidhur me njoftimin e fundit për ndërprerjen e ligjëratave në Xhamia Jahja Pashë. Ai thekson se njoftimi paraprak kishte të bënte vetëm me ndërprerjen e ligjëratave vullnetare që mbaheshin të shtunën dhe të hënën, ndërsa të gjitha aktivitetet e tjera në xhami vazhdojnë normalisht.

Sipas tij, disa portale kanë keqpërdorur emrin dhe informacionin, duke krijuar huti në opinion për rolin e tij si hatib i xhamisë.
“Unë, si imam zyrtar i Xhamisë Jahja Pashë, vazhdoj rregullisht me ligjëratën e xhumasë dhe hutben si çdo të premte tjetër”, thekson Jashari. Në fund, ai distancohet qartë nga çdo thirrje për protesta apo gjuhë urrejtjeje mes besimtarëve, duke bërë apel për qetësi dhe mirëkuptim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts