Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Politikë
  • Ejup Ahmeti i përgjigjet Besian Mustafës: S’jemi kundër Vjosës, por kundër hipokrizisë suaj!
Kosovë

Ejup Ahmeti i përgjigjet Besian Mustafës: S’jemi kundër Vjosës, por kundër hipokrizisë suaj!

Deputeti i Vetëvendosjes, Ejup Ahmeti, i ka reaguar deputetit të LDK-së, Besian Mustafa, lidhur me deklaratat e fundit për Vjosa Osmanin.

Ahmeti theksoi se Vetëvendosje nuk është kundër Vjosës, duke kujtuar se pikërisht ajo ishte personi që, sipas tij, LDK e kishte sulmuar dhe nënçmuar më herët.

“Jo, Besian! Pikërisht ne s’jemi kundër Vjosës. Se bash Vjosa është ajo që ju e quajshit ‘notere e Albin Kurtit’. Bash ajo që e sulmuat, e nënçmuat dhe e përdorët sa herë ju konvenoi politikisht. Sot po e përmendni si zgjidhje, veç pse ju duhet alibi për bllokadën tuaj,” u shpreh Ahmeti.

Ai shtoi se, nëse LDK do ta kishte seriozisht këtë qëndrim, do t’i kishte dorëzuar me kohë nënshkrimet e nevojshme.

“Nëse e keni pasë seriozisht, i kishit sjellë nënshkrimet me kohë, me emra e mbiemra. Po ju nuk po i sillni!” përfundoi ai.

Comments are closed

Related Posts